Lajme

Haradinaj shkon për ngushëllime te familja e Qerim Kelmendit

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 28 February 2020

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka shkuar për ngushëllime në familjen e bashkëluftëtarit Qerim Kelmendi, i cili dje u gjet i vdekur dhe i djegur në veturën e tij, raporton Gazeta inFokus.

“Sot shpreha respektin tim për jetën dhe veprën e bashkëluftëtarit Qerim Kelmendi. Në vizitë ngushëllimi te familja e tij në Llabjan të Pejës, krenaria mbizotëronte dhembjen e madhe”, ka shkruar Haradinaj.

 

-Advertisement-

Kujtojmë, se një vrasje e rëndë ka ndodhur të enjten në orët e para të mëngjesit në fshatin Zahaq të Pejës. Trupi i ish-pjesëtarit të UÇK’së, Qerim Kelmendit, është gjetur pa shenja jete dhe i djegur në veturën e tij. Për vrasjen e tij, familjarët po e drejtojnë gishtin nga shërbimet sekrete serbe./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera