Lajme

Haradinaj shkon në zyrën e Thaçit një ditë para Demarkacionit

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 19 March 2018

Zyra e Presidentit ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm janë takuar Presidenti Hashim Thaci dhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Mëngjesin e së hënës, presidenti i vendit ka takuar kryeministrin Haradinaj në zyrën e tij.

Takimi nuk është bërë publik dhe asnjëra nga zyra nuk ka lëshuar njoftim se cka është diskutuar në këtë takim të hershem.

-Advertisement-

Zyra për Informim e Presidentit i ka konfirmuar Expressit takimin mes tyre, ndërsa thonë se ishte një takim i rregullt dhe në të janë diskutuar temat aktuale politike nëpër të cilat po kalon vendi.

“Ka qenë takim i rregullt sic takohen shpesh kryeministri dhe presidenti. Është diskutuar për temat aktuale”

Takimi erdhi një ditë para se demarkacioni të dalë në votim, ndërsa Presidenti takoi kryeministrin pas disa vizitave që i pati në Evropë, ku edhe promovoi librin më biografinë e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera