Lajme

Haradinaj shkon në të pamën e familjes Shala

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 17 November 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka vizatuar familjen Shala nga Ponosheci i Gjilanit, ku katër familjarë humbën jetën në aksidentin e mbrëmshëm.

Ai i ka shprehur ngushëllime të thella në emër të Qeverisë dhe tërë popullit të Kosovës.

I pari i vendit ka thënë se qeveria edhe përmes ndihmës financiare do tu qëndroj afër familjes.

-Advertisement-

“Familjes Shala nga Poneshi i Gjilanit, e cila nga aksidenti i djeshëm humbi katër familjarë, i shpreha ngushëllimet më të thella, në emër të Qeverisë dhe tërë popullit të Kosovës. Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, mbrëmë rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor ka ndodhur aksidenti ku janë përfshirë tri automjete.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar gjashtë persona, ku dy prej tyre kanë vdekur në vend, ndërsa dy të tjerë në QKUK.

Lëndime ka marrë edhe ambasadorja e Turqisë, pasi eskorta e saj ishte e përfshirë në aksiden

t.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera