Lajme

Haradinaj: Shkëlqimi i artë i Akil Gjakovës dhe e bronzta për Distrian na bënë sot krenarë

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 10 February 2018

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përmes rrjetit të tij social Facebook ka uruar dhe falënderuar xhudistët, Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Haradinaj ka thënë se ky brez i ri i vajzave e djemve po i dhurojnë atdheut shumë dashuri në jubileun e dhjetë të Pavarësisë duke e ngritur lartë flamurin e Kosovës kudo në botë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

-Advertisement-

Shkëlqimi i artë i Akil Gjakovës dhe e bronzta për Distrian na bënë sot krenarë. Ky brez i ri i vajzave e djemve po i dhurojnë atdheut shumë dashuri në jubileun e dhjetë të Pavarësisë duke e ngritur lartë flamurin e Kosovës kudo në botë. Akil Gjakova e Distria Krasniqi urime dhe falemnderit.
Urime Kosovë!RH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera