Lajme

Haradinaj shpreh gatishmërinë për të nisur FSK-në në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 25 January 2020

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka shprehur gatishmërinë për të dalë në ndihmë Turqisë pas tërmeti që e ka goditur.

Hradianaj përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka thënë  se institucionet e vendit janë të gatshme të nisin edhe njësit operacionale nga FSK-ja, shkruan Gazeta inFokus.

“Institucionet e Kosovës janë të gatshme për ndihmat e nevojshme humanitare përfshirë edhe njësitë operacionale nga FSK-ja. Në këtë tragjedi Kosova qëndron pranë shtetit mik, Turqisë!”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Po ashtu kryeministri në detyre, ka shprehur ngushëllime  familjarëve të viktimave të tërmet.

“Me shqetësim mora lajmin për tërmetin që goditi qytetin Elazig të Turqisë. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta ndaj shtetit turk, qytetarëve dhe familjeve të viktimave si dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve nga kjo ngjarje tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë qytetarët atje”, ka thënë mes tjerash ai.

Kujtojm që në ditën e premte rreth orë 20:50 Turiq është goditur nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë.

Deri më tani 22 trupa  kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë lënduar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera