Haradinaj: Serbia me Demarkim po nënkupton ndarje
Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 22 June 2018
Pas mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për procesin e Demarkacionit në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe për kritikat që zyra e BE-së ka bërë kundrejt rritjes së pagave për kabinetin qeveritar.
Haradinaj duke komentuar paralajmërimet e Presidentit Hashim Thaçi për demarkimin e kufirit me Serbinë, ka thënë se ka treguar kujdes që dialogu të trajtohet me seriozitetin më të madh.
“Demarkimi është një proces i rëndësishëm kur ndodh në mes të vendeve mike, e le ma në situatën që e kemi ne me Serbinë. Për këtë arsye nuk kisha avancu me thanë më shumë se kur dhe si duhet të ndodhë. Po ajo që e kam kuptu unë, është se çka kuptojmë me demarkim, nëse flasim për një demarkim standard, kjo është një, nëse flasim për demarkim ashtu si po e lajmërojnë zyrtarët e Serbisë, është prapë ndarje, ata me demarkim po nënkuptojnë ndarje”, u shpreh Haradinaj, përcjell KosovaPress.
Haradinaj duke u përgjigjur për kritikat ndaj zyrës së BE-së për rritjet e pagave, ka kujtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ai po ashtu ka thënë se po synojnë që të shkojnë përpara edhe me pagat në arsim, shëndetësi dhe administratë.
Vlerësimi i BE-për rritjen e pagave, është një vlerësim me rëndësi, ne çdo herë kemi respekt për këto vlerësime, ne kemi dialog të hapur me BE-në, ju kujtohet në mbledhjen para kësaj, zonja ambasadore ishte në qeveri dhe diskutuam për të gjitha proceset, megjithatë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese tani është e pashmangshme që ne tani prapë me improvizu, po ajo do të mbetet, mirëpo është një vendim që përkohësisht do të jetë i tillë, për shkak se pastaj do të pasojë ligji për nivelizimin e pagave i cili do t’i inkorporon pra të gjithë të paguarit prej publikut”, tha Haradinaj.
Kryeministri tutje ka folur edhe për masat që do të merren ndaj institucioneve që nuk zbatojnë programin e MSA-së.
“Ajo që në BE mund ta konfirmojnë është se e kemi marrë seriozisht agjendën evropiane, në këtë rast MSA-në, ERA-n dhe prioritetet, po nuk mujmë me toleru moszbatimin pakufi, pra duhet të jemi insistues në zbatim, në ato që janë prioritete, besoj që do të jemi të fokusum që po ata që nuk e zbatojmë dalin kundër vet programit të qeverisë dhe vetvetes, edhe nuk do të jetë diçka e pranueshme, tash mos të them çfarë masa do të ndërmarrim tash , po nuk është diçka e pranueshme”, u shpreh Haradinaj.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...