Lajme

Haradinaj: Serbët mos të testojnë durim e kosovarëve

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 27 March 2018

Kryeministri i Kosovës , Ramush Hardainaj në një konferencë për medie e ka quajtur paralajmërim të ngutshëm deklarimin e palës serbe se do të formojë asociacionin deri me 20 prill, shkruan Infokusi.com

“ Mendoj që është paralajmërim i ngushëm nga pala serbe, ne e pamë dje kur nuk ka komunikim te mirëfilltë si mund të shkojnë gjërat. Nuk është mirë të testohet deri në pa kufi durimi i askujt”, ka thënë Hradainaj.

Ai ka thënë gjithashtu se ka bërë lutje që të mos vinë zyrtarët serbë në Kosovë pasi kanë ndalese.

-Advertisement-

Të hënën në veri të Mitrovicës është arrestuar zyrtari serb, Marko Gjuriq. Ai përkundër paralajmërimeve që të mos futet në Kosovë të hënën ka hyrë pa leje dhe ilegalisht në territorin e Kosovës./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera