Lajme

Haradinaj: Seanca e sotme mund të shtyhet

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 28 February 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës mund të shtyhet pasi disa deputetë gjenden ne Podgoricë

‘Kemi deputetë të koalicionit qeverisës që gjenden ne Podgoricë dhe mund të ndodhë shtyhet seanca e Kuvendit të Kosovës;, ka thënë Haradinaj.

Ai madje nuk e di saktësisht se sa vota mungojnë që të ratifikohet demarkacioni.

-Advertisement-

‘Nuk e dim dy apo më shumë vota’, ka shtuar Haradinaj.

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka filluar me një orë vonese ndërsa pak minuta pas fillimit ka Kuvendi ka shkuar në pauze derisa deputetët të marrin marrëveshjen e arritur për demarkacion./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera