Lajme

Haradinaj: Se shqiptarët kanë treguar kujdes të veçantë për hebrenjtë, e dëshmon edhe ky kompleks i vjetër me varret e tyre

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 18 October 2020

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, një pjesë të ditës së sotme, ia ka kushtuar një vizitë të rëndësishme.

Ai pasditen e kësaj të diele, e kaloi tek kompleksi i vjetër i varrezave të hebrenjëve në Kosovë.

I njëjti përmes disa imazheve dhe një mbishkrimi ka thënë se ky kompleks që ruhet dhe mirëmbahet nga populli ynë, veçse e forcon lidhjen dhe njohjen dhe Izraelin.

-Advertisement-

” Se shqiptarët kanë treguar kujdes të veçantë për hebrenjtë, e dëshmon edhe ky kompleks i vjetër me varret e tyre, që ruhet dhe mirëmbahet nga populli ynë. Njohja nga Izraeli vetëm sa e forcon këtë lidhje”, shkruan Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera