Lajme

“Haradinaj s’e përmendi asnjë emër nga dosjet, ai po mbahet padrejtësisht në Hagë”

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 29 September 2020

Avokati i njohur, Skënder Musa, ka thënë se paraqitja e sotme e Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale ka treguar se nuk ka asnjë bazë ligjore që ai të mbahet atje e më së paku të ngritet aktakuzë ndaj tij.

Sipas tij, Haradinaj në paraqitjet e tij mediale dhe publike nuk ka përmendur asnjë emër gjatë paraqitjes se dosjeve.

“Nuk e ka përmendur asnjë emër, nuk ka bërë thirrje për diçka që do të ishte në dëm të atij personi, kështu që pres lirimin e tij, sepse nuk ka asnjë bazë për arrestimin apo dënimin e tij për vepra të cilat ai mund të ngarkohet”, ka thënë Musa.

-Advertisement-

Tutje ai tha se gjatë paraqitjes së sotme të Haradinajt në Prokurorinë Speciale, prokurori është parë të ishte në siklet, sepse, sipas tij, nuk kishte fakte dhe bazë për t’u marrë më nënkryetarin e OVL të UÇK-së.

“Pra, padrejtësisht po mbahet në Hagë, në të kundërtën duhet të ketë dyshim të fuqishëm të bazuar për t’u mbajtur dhe gjykuar”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera