Lajme

Haradinaj sapo dha një deklaratë të fuqishme, ja pse deputetët e LDK-së do të votojnë kundër speciales

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 09 January 2018

Nënkryetari i OVL të UÇK, Nasim Haradinaj, tha se deputetët e LDK-së, do të votojnë pro shfuqizimit të gjykatës speciale, vetëm për inat të Kadri Veselit.

Këtë dhe deklarata të tjera rreth gjykatës speciale, Haradinaj i bëri në një intervistë në Radio Dukagjini.

“Befasia e madhe do të jetë, te deputetët e LDK-së, që do ta votojnë për kundër dëshirës së Kadri Veselit. Kjo po na befason, që kemi shumë simpati tash. Po, se këta po luajnë, që për inati të resë më vdektë djali. Kështu që tani shumë shumë janë ofrua edhe besoj që do ta votojnë, pikërisht se Karida e ka bërë këtë shkrim”, ka thënë nënkryetari i OVL te UCK-se, Nasim Haradinaj.

-Advertisement-

Ai ndër të tjera, u shpreh i bindur që në fund të këtij muaji, do të merr urime për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera