Lajme

Haradinaj: Roli i diasporës i nevojshëm në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit tonë

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 27 December 2022

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim kryetarin e këtij subjekti politik në Austri, Miftar Kastrati.

Kështu ka njoftuar vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Prita në takim Miftar Kastrati, kryetar i degës së AAK-së në Austri me bashkëpunëtorët, Hysen Krasniqi dhe Fatmir Berisha. Përpos zhvillimeve politike, diskutuam për aktivitetet dhe organizimin e Aleancës në Austri”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Ai ka thënë se roli i diasporës vazhdon të jetë i nevojshëm për Kosovën.

“I përgëzova për punën e mirë që po e bëjnë bashkërisht në forcimin e Aleancës në diasporë dhe i urova suksese në vitin 2023. Diaspora është vlerë e pakontestueshme e jona. Roli i saj vazhdon të jetë i nevojshëm në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit tonë”, është shprehur Haradinaj.

Postimi i plotë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera