Lajme

Haradinaj: Respekti ndaj religjioneve, pasuri të cilën duhet transmetuar pasardhësve

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 25 January 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh edhe kandidat për President, Ramush Haradianaj gjatë vizitës së tij në qytetin e Prizrenit nuk la pa vizituar edhe Këshillin e Bashkësisë Islame atje.

Haradinaj u shpreh se roli i Bashkësisë Islame të Kosovës ishte dhe mbeti i patjetërsueshëm sa i përket shtet ndërtimit.

Gjatë kësaj vizite Haradinaj i dhuroi medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” Bashkësisë Islame atje, për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare siç kishte thënë ai.

-Advertisement-

“Respekti ndaj religjioneve është një pasuri e madhe të cilën duhet ruajtur dhe transmetuar brezave pasardhës.”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera