Lajme

Haradinaj relaksohet në prag zgjedhjesh, ngjitet në Bjeshkët e Sharrit

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 24 August 2019

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duket se është me i qetë pas nënshkrimit të koalicionit parazgjedhor me PSD’në.

Ai sot është relaksuar bashkë bashku me fëmijët e tij duke u  ngjitur majë maleve të Sharrit, në Liqenin e Jazhincës, 2180 metra lartësi mbidetare.

Haradinaj thotë se Kosova është e kompletuar me gjithçka.

-Advertisement-

Ngjitja në bjeshkë dhe ecja në natyrë gjatë vikendeve është bërë rutinore për Haradinajn.

“Pas një ngjitje që ia ka vlejtur në çdo hap, me Gjinin, Hanën e Trimin, buzë liqenit të Jazhincës, kësaj perle të natyrës sonë, 2180 metra mbi nivelin e detit. Kosova i ka vërtetë të gjitha!”, ka shkruar kreu i AAK’së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera