Lajme

Haradinaj refuzon koalicionin me Vetëvendosjen: Asesi me Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 10 February 2025

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se është i gatshëm t’i ndihmojë opozitës për formimin e një qeverie të re.

Në një konferencë për media të hënën, një ditë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Haradinaj tha se koalicioni AAK-NISMA do t’i ketë nëntë deputetë në kuvendin e ri.

“Unë kam qenë i drejtpërdrejt ndaj mashtruesit që e udhëheq Kosovën, si ndaj qeverisë mashtruese. Ne e kemi ruajtur një votë që kishim. Pra, në totalin e kësaj vote jemi dikund në 70 mijë kur të përmbyllet ky proces. Do t’i kemi nëntë deputetë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Haradinaj tha se AAK-ja refuzon të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen.

“Do ta respektojmë këtë drejtim tonin për të ndihmuar vendin. Unë mendoj se është në nderin tim të ndihmojë një qeveri të opozitës, asesi me Vetëvendosjen, pra me z. Kurti”, tha ai.

“E kemi deklaruar në vazhdimësi se po do të kishim bashkëpunuar me kënaqësi me subjektet politike opozitare shqiptare, e cila është e mundshme nëse e kemi këtë gatishmëri. Nuk do të kërkojmë asnjë kusht që pengon për të ecur përpara”, përfundoi Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera