Lajme

Haradinaj: Refuzimi i takimit të 11 majit nga Kurti është i drejtë

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 29 April 2021

Kreu i Alencës për Ardhmërinë  e Kosovës, Ramush Hardinaj, e ka quajtur të drejtë vendimin e kryeministrit  Albin Kurti për mospjesmarrje me palën serbe më 11 maj, shkruan Gazeta Infokus.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare dhe si i tillë nuk duhet pranuar.

“Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë. Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare. Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës.Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova”./Gazeta Infokus/

Të tjera