Lajme

Haradinaj: Reduktimet e energjisë elektrike nuk do të tolerohen

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 03 December 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar sërish ndaj reduktimeve të energjisë elektrike, duke thënë se janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen, sidomos tani gjatë periudhës së dimrit.

“Në takim pune me përfaqësuesit e KEK-ut, KEDS-it dhe ZRRE-së, kam kërkuar zgjidhje të menjëhershme që të sigurohet stabilitet në furnizim me energji elektrike. Me këtë rast, u sigurova se Blloku B1 do të rifunksionalizohet dhe nga 15 dhjetori do të ketë normalizim të plotë në furnizim”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera