Lajme

Haradinaj reagon përsëri: Nuk e mbështes Kurtin në eksperimetet që po bën pa SHBA’në e BE’në

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 26 May 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar sërish duke thënë se nuk e mbështetë kryeministrin e Albin Kurtit për siç thotë ai eksperimentet që Kurti po i bën me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

Ai për Policinë e Kosovës ka thënë se është në krye të detyrës.

”Policia në nivel të detyrës, por Qeveria totalisht e paaftë në mbrojtjen e interesit shtetëror të Kosovës. E kam mbështetur Kurtin për bashkërendim me SHBA dhe NATO drejt marrëveshjes për njohje me Serbinë.  Por nuk mbështes eksperimentet e tij që po synon t’i bëjë pa ShBA e BE”, ka shkruar ai në Twitter.

-Advertisement-

Gjatë tërë ditës në Veriun e Kosovës ka pasur tensione.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera