Lajme

Haradinaj – Ramës: Nëse s’mund të jesh komandant i ushtrisë, ka plot djem e vajza që mund të të zëvendësojnë

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 12 February 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka qortuar ashpër komandantin e FSK’së, Rrahman Rama, duke thënë se nuk është ai që i takon të nxjerr në media dokumente konfidenciale.

Ai ka thënë se nëse Rama nuk e ushtron funksionon që ka, si komandant i ushtrisë, ka plot djem e vajza që mund ta zëvendësojnë, përcjell inFokus.

“Gjenerali Rama duhet ta dijë që është komandant i Ushtrisë, nëse mendon se është zor me majtë ushtrinë, ka naj djalë të ri a vajzë të re, që mund ta udhëheq ushtrinë. Nëse mendon se duhet me qenë shpesh pjesë e mediave, duhet ta dijë se nuk është detyrë e tij. Merrni shembull prej ushtrive perëndimore, pra ka zëdhënës ushtria e tij, komandanti le të punon.  Kemi shpesh komunikime konfidenciale, e kuptoj pse po bëhet kaq e zhurshmshme, po e kuptoj logjikën pse po bëhen, por i siguroj të gjithë këta që po mendojnë se ruhet miqësia duke vepru kështu .Kjo logjika që po mundohen me i bë presion Qeverisë së vendit, do t’ju kthehet keq të gjithëve. Unë ushtroj obligimet e mia kushtetuese, për Kosovën unike, të pandashme, kjo është detyra jem”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera