Lajme

Haradinaj: Qytetarët përfitojnë nga tranzicioni i FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 18 October 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar pas votimit në lexim të parë të pakos së ligjeve për FSK-në, së cilës i hapet rrugë për mandat ushtarak.

I pari i ekzekutivit nuk ka përmendur fare deputetët e Listës Serbe- të cilët bojktotuan seancën.

“Me të drejtë një prej ditëve më përcaktuese për vendin në konsolidim të shtetit dhe në rrugën drejt NATO-s. Me votimin në lexim të parë të pakos së ligjeve për FSK-në, deputetët e Kuvendit vulosën të drejtën e shtetit tonë sovran për tranzicionin e FSK-së në mandat ushtarak dhe mbrojtës, ofruese e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, forcë multietnike e profesionale, sipas standardeve të NATO-s. Falënderoj secilin deputet veç e veç dhe të gjitha partitë politike nga pushteti dhe opozita, që për temat nacionale po dëshmojnë koncensus dhe unitet politik. Nga tranzicioni i FSK-së përfitojnë qytetarët e komunitetet në Kosovë, por edhe rajoni ynë dhe partnerët strategjikë”, ka shkruar ai, përcjell KosovaPress.

-Advertisement-

Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës është votuar me 96 vota. Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar edhe projektligjin për FSK-në me 98 vota dhe atë për Ministrinë e Mbrojtjes për të cilin kanë votuar 101 vota.

Për kanë votuar të gjitha partitë shqiptare dhe ato të minoriteteve përveç deputetëve të Listës Serbe që e kanë bojkotuar seancën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera