Lajme

Haradinaj: Qeverisja e ardhshme do të jetë në shërbim të zhvillimit të bujqësisë në kryeqytet

Autori: Islam Morina 20:13 | 10 September 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vazhduar me prezantimin e planit të tij për Prishtinën. Gjatë vizitës në fshatin Prugovc, tek bujku Behram Berisha, Haradinaj ka thënë se gjatë qeverisjes së tij zhvillimi i bujqësisë do të jetë njëri ndër prioritetet kryesore.

Ai tha se në qeverisjen e tij bujqit do të kompensohen në masën 50% të shpenzimit të derivateve. Identifikimi i produkteve bujqësore të kryeqytetit me kodin +38, përmes të cilit do të privilegjohen këto produkte është njëra pikat programore të Haradinajt.

“Bujqit do të subvencionohen për rendimentet, makineritë dhe derivateve” shtoi Haradinaj.

-Advertisement-

Kujtojmë se Haradinaj ka qenë ndër të parët nga kandidatët për Prishtinën, që ka filluar me prezantimin e plan-programit qeverisës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera