Lajme

Haradinaj: Qeveria s’do t’ia japë asnjë cent KEK-ut për importim të rrymës

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 22 December 2017

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do ti jap asnjë cent KEK-ut, për importimin e energjisë elektrike, shkruan Infokusi.com.

“Qeveria e vendit nuk do t’ia jap asnjë cent KEK-ut për importin. Ata janë kompani ata duhet të menaxhojnë këtë kohë të krizës. Të gjejnë mënyra të financimit të importit…” ka thënë Haradinaj.
Haradinaj gjithashtu ka përshëndetur protestuesit por ka thënë se për 2 vite kanë fjetur.
Ata që po protestojnë sot, vërtetë i përshëndes protestuesit dhe qytetarët që po dalin në rrugë. Por mendoj që kanë qenë të fjetur për dy vite, kur janë shkaktuar dëme vendit dhe ky është reagim tepër i vonuar. Nuk kanë nevojë me protestuar sot në kohë të kësaj Qeverie, e cila e fillon ditën me KEK dhe me gjendjen në energji dhe e mbyll ditën me KEK-un”, tha ai.

Haradinaj po ashtu ka thënë se gjendja energjetike në vend është në krizë dhe se në kohen kur e kanë marrë Qeverinë, gjendja në KEK ka qenë një bombë e kurdisur, shkruan Infokusi.com

-Advertisement-

“Për dy vjet janë harxhuar rezervat e qymyrit. Nuk janë marre veprime që është dashur të ndërmerren, me mujt me mih, pra shpronësimet dhe është sjell vendi në krizë. Kur e kemi marrë Qeverinë e kemi marre bombën e kurdisur të gjendjes në energji. Kuptone këtë saktë, bombë e kurdisur e gjendjes në energji. Çka nënkupton kjo. Rezervat e qymyrit që është obligim me pas për dy vjet, KEK duhet të ketë rezerva për dy vjet, janë harxhuar për dy vjet të gjitha dhe njëkohësisht nuk është ndërmarrë veprimi i nevojshëm që me mujt jo me kriju më rezerva por me mih. Kjo ka ndodh prej Qeverisë që shkoi, prej Qeverisë Mustafa.”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa ai tha se askush nuk do të mbes pa pasoja, për gjendjen energjetike të krijuar në KEK, e të parët që do t’i vuajnë këto pasoja janë vet menaxhmenti i KEK-ut.

Ministri i Zhvillimit ekonomik Valdrin Lluka, i cili njoftoi kabinetin qeveritar lidhur me gjendjen energjetike në vend tha se Kosova vazhdoi ta importojë gjysmën e kapacitetit të kërkuar të energjisë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera