Lajme

Haradinaj: Qeveria në shërbim të atyre që krijojnë vende pune

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 06 June 2017

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, të martën, shpalosi programin qeverisës para elektoratit në Gjilan.

Ai tha me këtë rast se duhet ndalur korrupsionin dhe se qeveria është në shërbim të atyre që krijojnë vende pune.

“Ne jemi shtet në nisje dhe është arritje e të gjithëve dhe miqve dhe duhet ndal korrupsionin. Qeveria është në shërbim të atyre që krijojnë vende të punës. Kosova ka resurse të mëdha dhe ka thëngjill ku do të fillohet me investime për katër pesë TC energjetike me thëngjill pa e ndotur ambientin”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Ai tha se Kosova si shtet do të respektojë vendimet e veta dhe se nuk do të ndalet para pengesave që ia bën Serbia.

“Para do dite isha në Gjilan dhe thash se qytetarëve tanë nga Presheva duhet me iu dhënë dy shtetësi. Menjëherë reaguan kojshit (Serbia). Detyra jonë e parë është me respektuar republikën tonë dhe vendimet që i kemi marrë, andaj nuk do të ndalemi me pengesat e Serbisë që po na i bënë. Pra, do ta heqim ndikimin e tyre mbi Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK, tha se ka ardhur koha që Kosova ta bëjë kthesën dhe koha është që me njerëzit të cilët kanë bërë ndryshime.

“Ka ardhur koha për një zhvillim dhe prosperitet. Kanë kaluar 18 vjet që nga përfundimi i luftës, por Kosova nuk është ajo që e dëshiruan brezat tanë”, tha ai.

Magbule Shkodra, kryetare e forumit të grave në AAK, është shprehur e bindur se Ramush Haradinaj do të qeverisë me vendin pas 11 qershorit.

“Më 12 qershor është dita e fitores tonë. Anamorava dhe gjithë Kosova nuk do të harrohet nga kryeministri jonë”, ka thënë Shkodra.

Ndërsa Halil Matoshi, i cili kohë më parë aderoi në AAK, tha se sot është kthyer në shtëpinë e tij.

“Unë në vitet e 90-ta i kam besuar Rugovës, tash i besoj Ramush Haradinajt. Së bashku do ta bëjmë një shtet modern”, ka thënë ai.

Rexhep Kadriu, kryetar i Degës së AAK-së në Gjilan, tha se qytetarët e Kosovës janë dëshmitarë të një regresi dhe një tuneli të pa dritë.

“Jemi dëshmitarë se jemi pa arsim cilësor dhe pa zhvillim ekonomik. Haradinaj të gjitha këto synon t’i zhvillojë”, ka thënë Kadriu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera