Haradinaj: Qeveria me veprimet e saj të paligjshme, ka ç’rregulluar sistemin e arsimit primar

Autori: Gazeta inFokus
13:58 | 08 September 2023
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mbajtur sot tryezën e pestë me radhë përmes së cilave trajton tema të ndryshme në interes të përgjithshëm.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se kanë diskutuar për gjendjen në institucionet shkollore.
“Qeveria me veprimet e saj të paligjshme, ka ç’rregulluar sistemin e arsimit primar. Sot kur bëhet një javë nga fillimi i vitit të ri shkollor, nxënësit janë ende pa libra. Ky vendim i Qeverisë, përpos që ka shkaktuar rritjen e kostos duke e tejkaluar shifrën për rreth 6 milionë euro më shumë se sa që ishte parashikuar, ka shpërfaqur për herë të parë në shkollat publike pabarëzi sociale në mes të varfërve dhe të pasurve, ndërkaq aplikimet online kanë shpërfaqur mundësi të manipulimit të buxhetit dhe keqpërdorim të të dhënave personale. Si Aleancë, vendimin e konsiderojmë të jashtëligjshëm”, thuhet në njoftimin e kryetarit të AAK-së.
Njoftimi i plotë i Haradinajt:
Aleanca ka kohë që ka filluar diskutime për tema që janë në interes të qytetarit, duke i dhënë rëndësi dialogut me palët që kanë përgjegjësi në sektorë të ndryshëm. Tryeza e pestë e Grupit Parlamentar të AAK-së trajtoi një temë aktuale, dështimin e Qeverisë në sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit.
Gjatë diskutimit, të pranishmit konfirmuan shqetësimet tona të shprehura se gjendja në institucionet shkollore është shqetësuese.
Qeveria me veprimet e saj të paligjshme, ka ç’rregulluar sistemin e arsimit primar. Sot kur bëhet një javë nga fillimi i vitit të ri shkollor, nxënësit janë ende pa libra. Ky vendim i Qeverisë, përpos që ka shkaktuar rritjen e kostos duke e tejkaluar shifrën për rreth 6 milionë euro më shumë se sa që ishte parashikuar, ka shpërfaqur për herë të parë në shkollat publike pabarëzi sociale në mes të varfërve dhe të pasurve, ndërkaq aplikimet online kanë shpërfaqur mundësi të manipulimit të buxhetit dhe keqpërdorim të të dhënave personale. Si Aleancë, vendimin e konsiderojmë të jashtëligjshëm.
Aleanca i çmon të arriturat e deritanishme në arsim, si meritë e përbashkët e drejtuesve arsimorë në të gjitha nivelet. Një sistem cilësor i arsimit arrihet vetëm me trajtim të dinjitetshëm të mësimdhënësve, me status meritor financiar dhe ofrim të kushteve të mira për nxënësit.
\

Të tjera
-
Memli Krasniqi zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit: Me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar kan...
-
AAK mbledh Këshillin e Përgjithshëm, kompleton kandidaturat për kryetarë komunash
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur për të hënën një mbledhje t...
-
Dimal Basha: Iu ofruam zgjidhje, por nuk po duan
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se deputetët e opozit...
-
Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës
Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë të mërkurën mbi gjysmë milioni euro për ...
-
Pamje: Këta janë policët e dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu
Albian Ratkoceri, zyrtar i stacionit policor në Lipjan, u dërgua të enjten në...
-
Zogaj: VV-ja parti fituese por humbëse e respektit për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...