Lajme

Haradinaj: Qeveria do t’i kushtojë vëmendjen e merituar baletit kombëtar

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 20 December 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me drejtues të Bordit Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës, me të cilët ka biseduar për mundësitë e mëtejmë të ngrijtes së këtij arti.

“Baleti Kombëtar i Kosovës është pjesë e identitetit tonë kulturor dhe në historinë e tij gjysmëshekullore ka arritur suksese impresive edhe në arenën ndërkombëtare. Me përfaqësuesit e Bordit Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës, biseduam për mundësitë e ngritjes së mëtejme të këtij arti, si një nga parametrat e vlefshëm të Kosovës në botë. Qeveria e vendit, do t’i kushtojë vëmendjen e merituar këtij institucioni, që baleti ynë të vazhdojë punën e tij sipas dinamikave të parapara”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook,

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera