Lajme

Haradinaj: Qeveria do të bie

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 13 November 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ironizuar se ata që po thonë se së shpejti qeveria e tij do të bie.

Haradinaj ka deklaruar se kjo gjë do të ndodh, por jo tani.

“Zgjedhjet i kemi çdo ditë kush është në politikë e din. Këto ditë nuk e kemi ndonjë agjendë, për shkuarje në zgjedhje nuk bisedojmë, e kemi Interpolin, liberalizimin, kemi tema të tjera. Një debat i  tillë ekziston, por tek ne jo. E kam thënë edhe më herët se qeveria do të bjen, por jo sot”, ka theksuar ai.

-Advertisement-

Debati për zgjedhjet të reja është bërë më i zhurmshëm kohëve të fundit, pas deklarimit të Listës Serbe se do ta votonin mocionin për rrëzimin e qeverisë, kur atë ta dërgojë në Kuvend opozita. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera