Lajme

Haradinaj: Qëndrimi i Gjermanisë për mosndryshim të kufijve është tejet i rëndësishëm

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 10 October 2019

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj është takuar me një delegacion nga Bundestagu Gjerman, ku ka thënë se Kosova ka dëshmuar pjekuri të lartë politike dhe demokratike në zgjedhjet e fundit në vend, duke e konfirmuar faktin se jemi një vend stabil, kontribues për paqe në rajon dhe shembull i zbatimit të rendit dhe ligjit.

Haradinaj në një status  në llogarinë e tij në facebook shkruan se është mirënjohës për angazhimin konkret dhe të drejtë të Gjermanisë, në proceset e rëndësishmë të vendit dhe në rrugën e integrimit, shkruan Gazeta inFokus.

“Këtë vlerësim ua shpreha sot, delegacionit nga Parlamenti Federal i Gjermanisë, konkretisht përfaqësuesve nga Nënkomiteti për Parandalimin e Krizave Civile, Menaxhimin e Konfliktit dhe Veprimeve te Integruara, të kryesuar nga deputeti Ottmar von Holtz. Theksova se procesi i Berlinit, i iniciuar nga shteti Gjerman, mbetet instrumenti më i rëndësishëm i integrimit të Ballkanit në Europë dhe si vend kemi qenë tejet konstruktiv karshi detyrimeve tona. Në këtë frymë, mbështetja e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, është i domosdoshëm, si një e drejtë e qytetarëve tanë dhe një konfirmim i orientimit tonë euro-atlantik. Kosova ka dëshmuar pjekuri të lartë politike dhe demokratike në zgjedhjet e fundit në vend, duke e konfirmuar faktin se jemi një vend stabil, kontribues për paqe në rajon dhe shembull i zbatimit të rendit dhe ligjit” shkruan Haradinaj.

-Advertisement-

Ai thotë se qëndrimi konsistent i Gjermanisë për mos ndryshim të kufijve është shumë i rëndësishëm.

“Qëndrimi konsistent i Gjermanisë për mosndryshim të kufijve është tejet i rëndësishëm. Gjatë këtij takimi, dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë pa kushte, që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistue” përfundon Haradinaj./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera