Lajme

Haradinaj: Që Kosova të jetë në Samitin e NATO-s në Tiranë më 2027, së pari duhet ta ndërrojmë këtë Qeveri

Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 26 August 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi kryeministri shqiptar Edi Rama, ka paralajmëruar se Shqipëria do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s në vitin 2027

Haradinaj ka theksuar se kjo është një mundësi e mirë që Kosova të ketë zërin e vet direkt në Samitin e NATO-s.

“Deri atëherë, tranzicioni i Ushtrisë sonë do të jetë praktikisht i përfunduar, kjo sipas Planit që kemi futur në funksion në fund të vitit 2018”.

-Advertisement-

Por, për ta arritur këtë, sipas Haradinajt, duhet ndërruar qeveria Kurti.

“Për të arritur që Kosova të jetë në Samitin e NATO-s në Tiranë më 2027, së pari duhet ta ndërrojmë Qeverinë më 2025 dhe të kemi dy vjet pandalur në angazhim të ngushtë me SHBA dhe NATO”, thekson Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera