Lajme

Haradinaj pyetet se a do të jetë kryeministër nga një shtatori, kjo është përgjigja e tij

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 16 August 2017

Mandatari për formimin e qeverisë nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj është pyetur nëse nga një shtatori do të jetë kryeministër i vendit.

Por, ai nuk ka preferuar të flasë më data. Megjithatë, ka paralajmëruar një qartësim të pozicioneve politike brenda një periudhe të shkurtër kohore duke mos specifikuar për çfarë qartësimi bëhet fjalë.

“Arsyeja pse mori më shumë kohë krijimi i institucioneve është se ishim të interesuar për një bazë ma të gjerë jo vetëm numerikisht më 61 vota, por bazë më të gjerë.  Tash jem në fazën finalë edhe besoj se nuk shkon shumë kohë dhe fillojmë më punë. Mendoj se një qartësi politike do të vie shumë shpejt. Implementimi mund të marrë më shumë kohë. Por, mendoj se një qartësi politike do të vijë shumë shpejt”, ka thënë Haradinaj në konferencën e AAK-së për media, transmeton ‘Indeksonline’.

-Advertisement-

Në këtë konferencë, kreu i AAK-së ka zyrtarizuar kandidaturën e Ardian Gjinit për kryetar të Gjakovës dhe Fatmir Gashin për kryetar të Pejës./Indeksonline/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera