Lajme

Haradinaj pro Kurtit për referendumin serb

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 15 January 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuvend ka thënë se AAK-ja e mbështet vendimin e Qeverisë së Kosovës për referendumin serb në Kosovë.
Ai tha se votimi përmes postës dhe ai përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë i përmbush praktikat ndërkombëtare.

“AAK vlerësojnë se referendumi kushtetues i Serbisë në Kosovë është jo kushtetuese dhe jo ligjor. Votimi me postë dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse në Kosovë i përmbush standardet ndërkombëtare të cilat poashtu i respekton edhe Republika e Kosovës. AAK=-ja kërkon nga institucionet e Kosovës që të mos lejojnë cenimin e rendit kushtueses”, tha ai nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

Lideri i AAK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

“AAK poashtu i fton qytetarët e Kosovës, veçanërisht të komunitet serbë në Kosovë që të respektojnë ligjet e Kosovës dhe poashtu mbështesin institucionet e Kosovës në zbatimin e ligjit. Me këtë rast AAK dhe grupi parlamentar i fton aleatët dhe ata të sigurisë që ta përkrahin Kosovën per ruajtjen e rendit kushtues të Kosovës”, ka thënë ai

Të tjera