Lajme

Haradinaj priti ambasadorin e ri të Francës, kërkon mbështetjen e Parisit për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 19 October 2022

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Haradinaj i ka kërkuar ambasadorit Guerot mbështetjen e tij dhe të Francës në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke.

“Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri, pavarësi e shtetndërtim, për çka jemi mirënjohës përgjithmonë. Kërkova nga Ambasadori mbështetjen e tij dhe të Republikës Franceze për proceset në të cilat po kalon vendi ynë e veçanërisht në marrëveshjen ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Sipas tij, Kosova është e përcaktuar për thellimin e bashkëpunimit me Francën dhe shtetet e tjera të Bashkimit Evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera