Lajme

Haradinaj pritet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 01 Shkurt 2024

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në ShBA ka njoftuar se ka takuar drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), Jeremy Long.

Bëhet e ditur se ai ka vlerësuar lart rolin e NSC-së dhe Shtëpisë së Bardhë për zhvillimin dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës.

“Në takim me Long vlerësova rolin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euro-atlantike të Kosovës për anëtarësimin në NATO”.

-Advertisement-

“Theksova se populli i Kosovës miqësinë me Amerikën e ka të përjetshme, vend ky që ndihmoi çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë sonë, si aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm në çdo proces”, citohet të ketë thënë Haradinaj, njoftojnë nga AAK-ja.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy