Lajme

Haradinaj pritet edhe në Legjionin Amerikan

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 24 January 2025

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është pritur në Legjionin Amerikan.

Haradinaj në llogarinë e tij në facebook ka njofuar se është ftuar në vizitë dhe është pritur nga  Drejtori Ekzekutiv Mario Marquez, drejtori Joseph C. Sharpe Jr., dhe Besa Pinchoti, shefe ekzekutive e familjeve ushtarake.

Ai ka thënë se aty u njoftua me punën që bëhet për veteranët e shtetit amerikan dhe se si funksionon e financohet kjo organizatë.

-Advertisement-

“U njoftova lidhur me punën që bëjnë për Veteranët, rregulloret e punës, shtrirjen, si dhe kuadrin ligjor që rregullon funksionimin dhe financimin e kësaj organizate të rëndësishme për veteranët dhe familjet e tyre, si dhe për familjet e të rënëve në mbrojtje të demokracisë, vlerave dhe interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, shkruan Haradinaj./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera