Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 23 November 2024
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë nga Ferizaji.
Haradinaj ka thënë se Ferizaji gjithmonë ka qenë simbol i ndërmarrësisë, guximit dhe kreativitetit rinor.
“Vizioni i qartë për një Kosovë Fituese, sot zbarkoi në Ferizaj. Qyteti që gjithmonë ka qenë simbol i ndërmarrësisë, guximit dhe kreativitetit rinor, e që gjatë qeverisjes sonë ne e bashkuam përmes njërit prej projekteve tona më të mëdha; sot u bë dëshmitar i një projekti kombëtar që do të transformojë realitetin tonë të përditshëm. Me Xhavit Zariqin, një emër që përfaqëson vlerat më të mira të këtij qyteti dhe një zë të fuqishëm në Kuvend për interesat e Ferizajt, ne do të sigurojmë që zëri i qytetarëve të dëgjohet më fort se kurrë. Përvoja e tij e gjatë në shërbim të qytetarëve dhe përkushtimi i familjes Zariqi ndaj atdheut, janë garanci për përfaqësim dinjitoz të Ferizajt në Kuvendin e Kosovës”, tha Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se në qeverinë Kurti asnjë projekt i ri strategjik nuk është iniciuar.
“Ferizaj, si një ndër hisedarët më të mëdhenj në buxhetin e shtetit, meriton vëmendje dhe investime në përputhje me potencialin e tij. Por realiteti nën qeverisjen aktuale është ndryshe – asnjë projekt i ri strategjik nuk është iniciuar, ndërsa projektet vitale si Spitali Rajonal, i projektuar gjatë qeverisjes sonë, kanë mbetur në letër. Kjo qasje diskriminuese ndaj qytetit që gjeneron më së shumti të hyra për arkën e shtetit do të marrë fund”, ka shtuar Haradinaj.
Haradinaj, po ashtu tha se anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovë.
“Anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional është domosdoshmëri strategjike për sigurinë tonë kombëtare dhe zhvillimin ekonomik. Ndërsa të tjerët hezitojnë, ne kemi plan konkret për forcimin e kapaciteteve tona ushtarake dhe rritjen e kontributit në angazhimin tonë në kuadër të NATO-s, përkrah Amerikës e partnerëve strategjik. Kjo është pjesë thelbësore e vizionit tonë për një Kosovë Fituese, ku siguria kombëtare shkon dorë për dorë me zhvillimin ekonomik, rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve me ngritje pagash e pensionesh, Pakon për Mirëqenien e Familjes e shumë lehtësira të tjera në taksa e subvencione. Për Ferizajin, kjo do të përkthehet në projekte konkrete: përfundimin e Spitalit Rajonal, zgjidhjen përfundimtare të problemit të ujit të pijshëm, ndërtimin e stadiumit modern, dhe rritjen e investimeve kapitale në përputhje me kontributin që ky qytet jep në buxhetin e shtetit”, ka përfunduar Haradinaj.
Të tjera
-
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mundet ma mirë
Kandidati i Partisë Dremoratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ësht...
-
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Forumin e Sigurisë në Halifax, ka viju...
-
Aksidentohet një kamion në Rixhevë të Klinës
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Rixhevë të Klinës, shkru...
-
E çuditshme: Shoferi vozit në anën e kundërt të rrugës në “Arbëri” të Prishtinës
Një veturë është kapur duke rrezikuar teksa ecte në drejtim të kundërt. Te...
-
“Masi edhe në diskoteka po mbajnë drita pse jo edhe në çifteli”- Njihuni me burrin që punon që nga fëmijëria çiftelinë, do mahniteni si e krijoi atë edhe me drita
Që nga mosha 12 vjeçare, i lindi dëshira e pasioni ndaj çiftelisë, shkruan Ga...
-
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtare...
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...
-
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...