Lajme

Haradinaj prezanton edhe dy kandidatë nga Suhareka

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 17 January 2021

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka prezantuar edhe dy politikanë të rinj nga Suhareka.

“Juristja Albana Bytyqi është asambleiste e Aleancës në Kuvendin Komunal të Suharekës. Si një prej femrave më të votuara asambleiste në nivel vendi, ajo me guxim kandidon tani për nivelin më të lartë legjislativ në Kosovë”, ka shkruar ai.

“Mensur Selimaj nga Greikoci i Suharekës është një prej të rinjve që u rrit në Aleancë. Aktivist i devotshëm ndër vite, ai u propozua për kandidim nga organizata rinore e partisë, propozim që unë e pranova me kënaqësi”, ka skruar Haradinaj.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Në listën e kandidatëve të Aleancës për zgjedhjet e 14 shkurtit, janë edhe dy politikanë të rinj nga Suhareka.

Juristja Albana Bytyqi është asambleiste e Aleancës në Kuvendin Komunal të Suharekës. Si një prej femrave më të votuara asambleiste në nivel vendi, ajo me guxim kandidon tani për nivelin më të lartë legjislativ në Kosovë. Përpos aktivitetit politik, ku shquhet për punë të palodhur ajo është edhe menaxhere e shkëlqyer në një kompani transporti.

I ofrova mbështetjen time të plotë për kandidaturën dhe mendoj se Kuvendi i Kosovës do të jetë me fat të ketë një kuadër si Albana.

Mensur Selimaj nga Greikoci i Suharekës është një prej të rinjve që u rrit në Aleancë. Aktivist i devotshëm ndër vite, ai u propozua për kandidim nga organizata rinore e partisë, propozim që unë e pranova me kënaqësi.

Mensuri është ekonomist dhe sipërmarrës i ri. Besoj në suksesin e tij në këtë garë, ku ai sfidohet për herë të parë!

RH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera