Lajme

Haradinaj pret në takim Ali Ahmetin: Bashkëpunimi i Kosovës me Maqedoninë e Veriut duhet të jetë prioritet në marrëdhëniet tona

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 17 December 2024

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Haradinaj thotë se Ali Ahmeti është një prej figurave më të respektuara shqiptare.

“Kontributi i tij në të gjitha proceset nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në Ballkan, të paktën në këto 30 e sa vitet e fundit, ka qenë i jashtëzakonshëm. Pata kënaqësinë që sot ta zhvilloj me të një bisedë vëllazërore për sfidat nëpër të cilat po kalojnë vendet tona. Bashkëpunimi i Kosovës me Maqedoninë e Veriut duhet të jetë prioritet në marrëdhëniet tona, dhe shqiptarët në Maqedoni të Veriut janë faktorë përcaktues mbi të cilin zhvillohen këto marrëdhënie”, ka theksuar ai.

-Advertisement-

Tutje, ai ka pohuar se “Kosova do të jetë gjithmonë mbështetëse e vëllezërve tanë në kërkesat e tyre legjitime për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave, duke përfshirë edhe përdorimin e gjuhës shqipe në RMV”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera