Lajme

Haradinaj: Presionet dhe kërcënimet ndaj policëve të rinj në veri, të papranueshme

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 26 July 2023

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas kërcënimeve që po pranojnë pjesëtarët e rinj serbë të Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se këto janë të papranueshme dhe përpjekje për të sabotuar depërshkallëzimin e situatës.

“Presionet dhe kërcënimet ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb dhe komuniteteve tjera në veri, që janë bërë pjesë e Policisë së Kosovës, janë të papranueshme dhe përpjekje për të sabotuar depërshkallëzimin dhe qetësimin e situatës.”

-Advertisement-

Haradinaj ka shkruar se pjesëtarët e komuniteteve pakicë, përfshirë këtu edhe serbët, duhet të lejohen të lirë në realizimin e të drejtave të tyre qytetare.

“Qytetarët serbë dhe çdo pjesëtar i komuniteteve pakicë duhet ta konsiderojnë Kosovën si atdheun e tyre dhe të integrohen plotësisht në institucionet e Kosovës!”, ka shkruar ai në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera