Lajme

Haradinaj premton se do t’i rris pagat në sektorin privat

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 11 September 2019

Edhe pse fushata elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit, zyrtarisht fillon më 25 shtator, ka më shumë se dy javë që kandidatët për postin e kryeministrit kanë filluar fushatën, duke dhënë premtime të mëdha për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve .

Në tubimin ku shpalosi programin zgjedhor, kryeministri në largim, i nominuar edhe për një mandat për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, ka thënë se fokusi i tij  do të jetë rritja e pagave në sektorin privat.

“Fokusimi i ardhshëm do të jetë rritja e pagave në sektorin privat për 10 për qind, sepse në sektorin publik i kemi rritë. Nëse na nuk guxojmë me bo këtë rritje, atëherë nuk kemi bo  asgjë…  Ne nuk guxojmë me shku me rritjen tradicionale 4.5 për qind,  nëse veprojmë kështu atëherë nuk s’kemi bë asgjë. Ne duhet me i rritë pagat në sektorin privat, duhet me e fuqizu Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomikë për me arrit konsensusin për me ecë tutje dhe jam i gatshëm me angazhu edhe ekspertë të huaj në këtë temë”

-Advertisement-

Haradinaj theksoi se do të angazhohet edhe në përmirësimin e kushteve të punës së punëtorëve dhe përmirësimin e marrëdhënieve punëdhënës – punëmarrës.

“Ne kemi mundësi me e ndihmu sektorin privat me u zhvillu por edhe për  përmirësimin e kushteve të punëtorëve.  Jo vetëm paga minimale me e mbërri kuotën 250 euro, por edhe marrëdhëniet punëdhënës – punëmarrës me i rregullu”, ka thënë Haradinaj.

Kujtojmë se me 21 dhjetor 2017, menjëherë pas emërimit në postin e  kryeministrit, Ramush Haradinaj, ia kishte dyfishuar pagën vetes.

Nga 1 mijë e 443 euro sa e kishte, rroga e kryeministrit u bë 2 mijë e 950 euro./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera