Lajme

Haradinaj premton rritje të pagave për mjekë e arsimtarë

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 23 Qershor 2018

Ramush Haradinaj e ka prezantuar si arritje të Qeverisë dyfishimin e pagave për zyrtarët qeveritarë. Ka premtuar se rritje të pagave do të ketë edhe për mjekë e arsimtarë pasi të miratohet Ligjin për Nivelizimin e Pagave.

“Pagat në sektorin publik janë rritur. Jemi në proces me Ligjin për nivelizimin. Do të ketë rritje edhe për mjekët dhe arsimtarët. Gjyqtarët dhe Prokurorët kanë pasur rritje me rritjen e fundit”, ka thënë Haradinaj, në një tubim partiak.

Me këtë rast, Haradinaj, ka konfirmuar se pagat e zyrtarëve të Qeverisë, Prokurorisë dhe Gjykatave do të merren me rritje, ashtu siç kishte vendosur para gjashtë muajsh.

-Advertisement-

Shefi i Qeverisë pritet të ketë pagë 2950 euro, ndërsa ministrat deri në 2 mijë euro. Më këtë vendim edhe shoferët në Qeveri do të marrin pagë më të madh

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy