Haradinaj premton heqjen e TVSH-së për librin
Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 05 June 2018
Qeveria e Kosovës do të mbështesë botimin dhe shpërndarjen e librit duke hequr taksat. Ky ishte premtimi i kryeministrit Ramush Haradinaj në ceremoninë e hapjes së Panairit të librit e që është i 20-i me radhë “Prishtina 2018”.
Në këtë jubile, Haradinaj duke folur për rëndësinë e panairit ftoi qytetarët e vendit që të ruajnë lidhjet e tyre me librin, teksa shtoi se në këtë edicion, panairi, lexuesi dhe botuesit meritojnë porosi të çmuar nga qeveria e vendit.
“Si qeveri e vendit, jemi të vendosur që të përkrahim botimin, shpërndarjen e librit. E këtë me lehtësira në taksa, pra me TVSH-në në zero dhe me zbatimin e ligjit që do ta garantojë këtë. Diku kah shtatori besoj se do të jemi funksional. Si brez i lirisë ne kemi lexuar, jemi frymëzuar, kemi marrë prej rilindësve, prej heronjve, prej burrave e zonjave të mëdha që ka dhënë kombi ynë, për qëllimet më të mëdha e që është qëllimi i lirisë. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vendit, të të gjitha moshave, që ta vazhdojnë lidhjen me librin, sepse kështu do të jemi më të zot për atë që bëjmë në jetë”, tha ai.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi në fjalën e tij theksoi se panairi i librit është lindur nga pushka për të sjellë paqen në Kosovë.
“Panairi i librit në Kosovë ka një veçori të jashtëzakonshme, sepse gjenezën e ka në ditët e luftës për liri, në ditët e luftës për pavarësi. Uroj që panaire të zhvillohen, të thellohen më tepër me një bashkëpunim Tiranë – Prishtinë, si ambasadori më i mirë për të thyer çdo barrierë. Libri nuk ka kufij, por ka vetëm lexues dhe lexuesi shqiptar po zgjohet, po ushqehet nga dita në ditë”, tha ai.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se edicioni i 20-të i panairit të librit është dëshmi e punës së palodhshme të ‘ushtarëve’ të librit.
Ai tha se është në dijeni për sfidat që Shoqata e Botuesve të Kosovës ka në gjetjen e financimeve për të mbajtur në jetë panairin e librit në Prishtinë.
“Kënaqësi me qenë në përvjetorin e librit. Është kënaqësi të jem në mesin e ushtarëve të librit, sepse unë si kryetar komune e di çka heqin Daut Demaku, Abdullah Zeneli, për të kërkuar fonde për të organizuar këtë panair dhe e di se çka bëjnë duke trokitur në çdo derë për ta mbajtur këtë panair gjallë, për t’ia ofruar lexuesit një mundësi të jashtëzakonshme që me i pa librat, të cilat këta shkrimtarë i shkruajnë për ne çdo vit”, tha Ahmeti.
Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Botuesve në Kosovë, Daut Demaku, tha se është për t’u krenuar organizimi i 20-të i Panairit të librit në Prishtinë ku po marrin pjesë të gjithë botuesit shqiptarë si dhe kolosët botërorë.
“Ne, Shoqata e Botuesve të Kosovës, jemi shumë krenarë që arritëm të realizojmë 20 edicione të panairit në Prishtinë. Kjo është ngjarja më e madhe kulturore në Kosovë. Ngjarja me organizimin më stabil për 20 vjet rresht”, u shpreh ai derisa kujtoi edhe organizimin e panairit të parë në Kosovën e pasluftës.
Demaku shprehu mirënjohje për Ministrinë e Kulturës dhe Komunën e Prishtinës, për të cilët tha se janë mbështetësit më të mëdhenj të librit, raporton KosovaPress. Ndërsa nuk la pa porositur lexuesit që të ruajnë pastërtinë e gjuhës shqipe.
Ndërsa Xhevat Bajrami nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, tha se ky panair është më i madhi krahasuar me vitet tjera, pasi do të prezantohen 1.400 tituj shqip dhe libra të përkthyer nga të gjitha gjuhët e botës.
Ndryshe, Panairi i librit “Prishtina 2018” ka mbledhur më shumë se 100 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora./N
Të tjera
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...