Lajme

Haradinaj pranon titullin “Misionar i Paqes” dhe medaljen “Golden Ambassador Richard Holbrooke”

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 01 Qershor 2017

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është nderuar me titullin “Misionar i Paqes” dhe medaljen “Golden Ambassador Richard Holbrooke” nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet dhe Misioni Diplomatik Amerikan për Paqen Botërore.

Drejtor i Misionit për Paqe dhe Prosperitet, Shefki Hysa, ka thënë që Haradinaj meriton respektin e të gjithëve dhe se sakrificat e djemve të UÇK-së nuk mund të harrohen.

Ndërsa Ramush Haradinaj, i cili e quajti Amerikën engjëll mbrojtës të Kosovës, u shpreh i emocionuar për çmimin.

-Advertisement-

Tutje ai shtoi se populli i Kosovës rrënjët i ka në paqe, mirëpo është dashur të luftoj për të.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy