Lajme

Haradinaj përkujton masakrat e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër: Përulemi në kujtim të jetëve që u sakrifikuan për lirinë tonë

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 17 April 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kujtuar masakrat në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se pas masakrave të njëpasnjëshme anekënd Kosovës, në Poklek të Drenicës forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë.

“Para 24 vjetësh, pas masakrave të njëpasnjëshme anekënd Kosovës, në Poklek të Drenicës forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë. Në të njëjtën ditë, u vranë edhe 24 shqiptarë civilë në fshatin Çikatovë e Vjetër.  Edhe pas më shumë se dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e këtyre krimeve nuk u ndëshkuan nga drejtësia!  Lavdi e përjetshme të rënëve për liri”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera