Lajme

Haradinaj përkujton Holokaustin

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 27 January 2021

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në ditën e holokaustit ka thënë se lidhjet historike ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit hebrenj janë të veçanta.

Haradinaj, është shprehur se në kohë të vështira, shqiptarët kanë hapur dyer për hebrenjtë, shkruan Gazeta inFokus.

“Në Ditën Ndërkombëtare në Përkujtim të Holokaustit kujtojmë vuajtjet e sakrificat e popullit hebraik. Dhembjen e tyre, e ndjejmë më së miri ne që kemi përjetuar edhe vet okupimin e egër dhe gjenocidin. Shqiptarët hapën dyert për hebrenjtë, në kohët më të vështira të mbijetesës së tyre. Lidhjet historike ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit hebrenj janë të veçanta. Ato do të ruhen e kultivohen edhe me tepër në të gjitha nivelet”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Gjithashtu i pari i AAK’së deklaroi se njohja e Kosovës nga Izraeli, ka hapur dyert për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve e popujve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera