Lajme

Haradinaj përkujton dëshmorët Tala, Durmishi e Maliqi

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 02 December 2019

Ramush Haradinaj kryeministri në detyrë i Kosovës, ka përkujtuar dëshmorët Hyzri Tala, Izri Durmishi dhe Afrim Maliqi.

Ai tha se ata ishin intelektualë  e luftëtarë të cilët flijuan jetën për të realizuar ëndrrën tonë.

“Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, intelektualë e luftëtarë, 21 vite më parë, flijuan jetën për të realizuar ëndrrën tonë. Rënia e tyre ishte goditje për UÇK-në, por frymëzim që të vazhdohet rruga për liri. Përulemi para veprës së tyre në shërbim të Atdheut dhe kombit”, shkruan Haradinaj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera