Lajme

Haradinaj përkujton Betejën e Marecit: Sakrifica e të rënëve, gjithherë motivim për ta dashur atdheun

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 18 April 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 24-vjetorin e Betejës së Marecit dhe masakrën që ndodhi në këtë vend, ku u vranë mbi 120 civilë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, tha se në këtë ditë kujtohet dhe nderohet trimëria e sakrifica e luftëtarëve të UÇK-së.

“Sot, në përvjetorin e Betejës së Marecit dhe masakrës në Makoc, Prishtina shënon Ditën e Dëshmorëve. Në këtë ditë kujtojmë dhe nderojmë trimërinë, vendosmërinë e sakrificën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare, të Brigadës 153 Hyzri Talla, gueriljes BIA, si dhe gjithë dëshmorët e martirët. Prilli i vitit 1999 për shumë familje të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugë për t’i shpëtuar masakrave nga armiku, u shndërrua në ditë krimi të paparë. Ushtria, policia dhe paramilitarët serbë në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan mbi 124 civilë të pafajshëm, duke mos kursyer fëmijë, vajza, djem, gra e pleq”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

-Advertisement-

Ai shtoi se sakrifica e dëshmorëve është motiv për ta dashur atdheun e për ta ruajtur lirinë.

“Sakrifica e të rënëve është gjithherë motivim për ta dashur Atdheun e për ta ruajtur lirinë – ajo mban emrin e secilit prej tyre. Lavdi e përjetshme!”, ka shtuar ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera