Lajme

Haradinaj përkujton Abejën dhe dëshmorët tjerë në 20 vjetorin e rënies

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 10 August 2018

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët e kombit Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula në 20 vjetorin e rënies.

Në një postim në Facebook Haradinaj i ka quajtur ata shqiptarë të mëdhenj që i dhanë drejtim historsisë së Kosovës.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

-Advertisement-

Me nderim i kujtojmë sot heronjtë Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula, këta shqiptarë të mëdhenj që i dhanë drejtim historisë së re të Kosovës. Ata kanë rënë në fushë të nderit, 20 vjet më parë, që atdheu të jetojë i lirë. Këta heronj dhe sakrifica e tyre, janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria. Idetë e mëdha të atdheut dhe lirisë nuk vdesin kurrë! Lavdi! RH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera