Lajme

Haradinaj: Përderisa i bëhet kaq promovim panairit në Beograd, ai në Kosovë dënohet me mungesë rryme

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 01 September 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar qeverinë e vendit për mospromovim të duhur të biznesit të verarisë, duke e përmendur Panairin e Verërave që po mbahet në Beograd që sipas tij po merr mbështetje më shumë se festivali “Hardh Fest” që mbahet në Rahovec.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se panairi në Kosovë dënohet me mungesë rryme.

“Kosova ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhim të verërave. Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë”.

-Advertisement-

“Përderisa i bëhet kaq promovim panairit në Beograd, panairi në Kosovë dënohet me mungesë rryme, duke pamundësuar funksionimin normal. Rahoveci është kryeqyteti i verërave në rajon, e që nesër si dhe çdo vit është nikoqir i ‘Hardh Fest’. Përkrahja e vreshtarëve tonë promovon punën e tyre dhe Kosovën në gjithë botën”, ka thënë Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera