Lajme

Haradinaj për vizitën në SHBA: Kemi marrë mesazh të fuqishëm nga SHBA për përkrahjen e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 13 February 2018

Në mbledhjen e njëzetenëntë të qeverisë së Kosovës, mes të tjerash Haradinaj ka treguar lidhur me vizitën e tij në SHBA.
Ai ka thënë për kabinetin qeveritar se delegacioni nga Kosova ka pasur takime të rëndësishme, dhe ka marrë mesazhe se SHBA do të mbështet Kosovën që të ecë përpara.

“Kryeministri Ramush Haradinaj, ka njoftuar kabinetin qeveritar për vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilën e ka vlerësuar të suksesshme. Delegacioni i Kosovës ka pasur takime të rëndësishme dhe ka marr një mesazh të fuqishëm të autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se do të vazhdojë përkrahja dhe mbështetja e ecjes së Kosovës përpara”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit./Infokusi.com

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera