Lajme

Haradinaj: Për t’i tërhequr Specialët nga veriu, qeveria Kurti u mor vesh me kriminelët serbë

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 05 October 2021

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka dhënë sqarime të mëtutjeshme të “Marrëveshjes për Targat”.

Ai ka thënë se sa për “stickerat” nuk ka pasur nevojë sipas tij fare të ndodhë fare drama që ai thotë që ka ndodhur, sepse marrëveshja ka ekzistuar.

Haradinaj tha se Kurti i ka shfrytëzuar njësitë elite të policisë për çështje të tij zgjedhore.

-Advertisement-

“Historia ka treguar se kjo forcë ka ditë të bëjë ligjin edhe në Veri, ndërsa Kurti e ktheu këtë forcë nga një forcë që e bënë ligjin, në një forcë të zënë peng”, në Kanal10.

Ai shtoi se për t’u tërhequr policia nga veriu, u desht të merrej vesh qeveria Kurti me kriminelët serb dhe Serbinë, që ishte dëm për sovranitetin e vendit.

“Po ju siguroj, që edhe nëse është ba pa qëllim, nuk është në dobi të Kosovës kjo që ka ndodhë. Është bukur e dhimshme. Kurti e fsheh dështimin, por ai e ka pa mirë sa dëmet ja ka ba Kosovës me humbjen e autoritetit të Policisë së Kosovës. Autoritet ligjor atje kanë ba kriminelët në rrugë. Tash ti po e arsyeton me stikersa?”, tha Haradinaj.

“Kallzomni ju mu a mundet me shku sot policia me e pa se qysh është situate. Kjo nuk ka qenë çështje e marrëveshjes me KFOR as me Serbinë. Ka qenë një marrëveshje shumë-palëshe dhe ata ndihen shumë fitues sepse kanë krjuar konservim kundër ligjeve të Kosovës. Kurti nuk don marrëveshje nëse nuk e thirrë përfaqësuesin amerikan në tavolinë”, tha tutje ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera