Lajme

Haradinaj për sulmin në veri: Krimi i organizuar ka sulmuar Policinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 15 April 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka thënë se krimi i organizuar ka sulmuar Policinë e Kosovës.

“Krimi i organizuar nuk ka përkatësi politike as etnike. Ai i rrezikon të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, andaj është në interesin e secilit individ dhe komunitet që ta denoncojë e ta luftojë krimin”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai ka bërë thirrje që të distancohemi nga dhuna e nga krimi dhe të bashkohemi në luftën ndaj tij./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera